Fundi i sezonit për Modricin – a do të shkojë në Kupën e Botës me maskë?

Milani ka marrë lajme të këqija lidhur me Luka Modricin. Kapiteni kroat ka pësuar frakturë të dyfishtë të mollëzës, dëmtim që, sipas raportimeve, i jep fund sezonit të tij me kuqezinjtë. Fillimisht kishte paqartësi edhe për pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës, por sipas Sportske Novosti udhëtimi i Modrićit drejt Amerikës nuk duhet të vihet në dyshim.

Në rast se rikuperimi shkon sipas planit, ai pritet të luajë me maskë mbrojtëse. Si u dëmtua Modric? Modric u lëndua në derbin e javës së 34-të të Serie A mes Milanit dhe Juventusit, që përfundoi 0-0.

Rreth dhjetë minuta para fundit, ai u përplas kokë më kokë në një duel ajror me Manuel Locatellin. Locatelli e kaloi pa pasoja, ndërsa Modrić mori një goditje të rëndë dhe u detyrua të zëvendësohej. Pas ndeshjes, ai u pa në fushë me kompresë akul

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *