VLEN e konsideron si joserioze dhe vetësabotuese nismën e sotme të BDI-së, e cila më shumë i ngjan një parodie satirike sesa diçka që ia vlen të trajtohet seriozisht. Nga VLEN thonë se BDI po ofendon rëndë BE-në dhe shqiptarët kur Blerim Bexheti flet për vlera europiane. “E rikujtojmë për opinionin se Blerim Bexheti, si funksionar i përjetshëm i BDI-së, është sinonim i politikës kundër çdo vlere europiane.
Si deputet, si kryetar komune dhe mbi të gjitha si Ministër i Drejtësisë, Blerim Bexheti shkaktoi dëme të pariparueshme ndaj interesave të shqiptarëve dhe imazhit proeuropian të vendit. Ai do të mbahet mend për politizimin e skajshëm të gjyqësorit, për pazaret “një prokuror nuk na çon në xhenet”, për sharjet dhe ofendimet ndaj shqiptarëve dhe skandalet e tjera ndër vite. Prandaj, k