FBK dënon fyerjet në gjysmëfinalet e zhvilluara në Pejë dhe Mitrovicë

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka reaguar të hënën mbrëma, duke dënuar sjelljet e tifozëve në dy ndeshjet e para gjysmëfinale të play-offit, të zhvilluara në Pejë dhe Mitrovicë. Në ndeshjen e parë, e luajtur të enjten në palestrën “Minatori”, Trepça fitoi ndaj Pejës me rezultat 86:78. Ndërkohë, të dielën në “Karagaçi”, para një audience të madhe, Peja triumfoi në një sfidë dramatike 95:93 ndaj Trepçës, duke i shkaktuar mitrovicasve humbjen e parë në Superligë që nga 7 dhjetori, kur ishin mposhtur nga Vëllaznimi.

FBK-ja thekson se gjatë këtyre ndeshjeve janë evidentuar fyerje të organizuara në kor nga tribunat në drejtim të lojtarëve, sjellje që, sipas Federatës, bie ndesh me parimet bazë të respektit, integritetit dhe fair-playt në sport. “Gjatë këtyre ndeshjeve janë konstatuar fy

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *