Operatorët e Forcave Speciale Shqiptare kanë zhvilluar gjatë këtij muaji një stërvitje intensive lëvizjeje dhe zbulimi në repartin e Regjimentit të Forcave Speciale në Zall Herr, nën mbikëqyrjen e instruktorëve të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara. Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, trajnimi është fokusuar në lëvizjen në terren kompleks, veprimin në fshehtësi dhe forcimin e aftësisë së njësisë për të operuar pa u zbuluar, duke identifikuar dhe neutralizuar kërcënimet. Ambasada thekson se ky trajnim pasqyron bashkëpunimin e vazhdueshëm me forcat aleate dhe synon të forcojë gatishmërinë operacionale, saktësinë dhe ndërveprimin në mbështetje të misioneve moderne të operacioneve speciale, të udhëhequra nga parimi “askush nuk lihet pas dore”.
Shqipëri Lajme Topics: #spec