Punime pranë parkut, Komuna e Kaçanikut thotë se zgjasin tri ditë

Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se punimet që po zhvillohen në trotuarin afër parkut të qytetit po realizohen nga kompania “Vala”, me qëllim të vendosjes së kabllit optik, pasi kablli ekzistues është dëmtuar gjatë punimeve në trasenë e hekurudhës. Sipas njoftimit, punimet janë lejuar nga Drejtoria e Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit (DUKMM), në përputhje me memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Kaçanikut dhe kompanisë “Vala”. “Këto punime janë lejuar nga DUKMM, në përputhje me memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës dhe kompanisë Vala”, thuhet në njoftim.

Komuna thekson se leja është dhënë me kusht që pas përfundimit të punimeve, trotuari të rikthehet në gjendjen e mëparshme. “Leja është dhënë me kusht të qartë që pas përfundimit të punimeve, trotuari të rikth

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *