Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka bërë të ditur për marrjen e një vendimi për zbatimin e një pakete të gjerë masash në tregun e qumështit në Kosovë. Muja përmes një konference për media ka thënë se këto masa synojnë garantimin e cilësisë së produkteve, mbrojtjen e konsumatorëve dhe fuqizimin e prodhuesve vendorë. Ai po ashtu prezantoi masat kryesore që do të zbatohen për mbrojtjen dhe rregullimin e këtij sektori.
“Kategorizimi i detyrueshëm i produkteve të qumështit – çdo produkt në treg do të duhet të etiketohet dhe kategorizohet qartë. Nuk do të lejohet përzierja e qumështit të freskët me produkte që përmbajnë qumësht pluhur apo vaj palme. Do të ketë kontrolle të shtuara kufitare, ku çdo produkt i qumështit që hyn në Kosovë do t’i nënshtrohet analizave