Ukraina përdori sisteme interceptuese për të rrëzuar më shumë se 33,000 dronë rusë të llojeve të ndryshme në mars, një shifër rekord mujore që kur Moska nisi pushtimin e saj të plotë më shumë se katër vjet më parë, pohoi ministri i mbrojtjes i Ukrainës. Ndërkohë, dronët me rreze të gjatë veprimi të zhvilluar në Ukrainë goditën një rafineri nafte dhe terminal rus në Detin e Zi për herë të tretë në më pak se dy javë, duke shkaktuar evakuimin e banorëve si një masë paraprake. Ukraina ka zhvilluar teknologji të përparuar dhe të testuar në betejë për dronë, e cila ka rezultuar thelbësore në frenimin e ushtrisë më të madhe të Rusisë dhe ka tërhequr interes ushtarak nga e gjithë bota, transmeton Telegrafi.
Dronët interceptues si pjesë e një sistemi gjithëpërfshirës të mbrojtjes ajrore tani po kër