Haziri-Kurtit për dyshimet e nënshkrimeve: E kemi bërë të qartë se Osmani mund të jetë kandidate

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti lidhur me dyshimet për nënshkrimet e dorëzuara nga LDK në procesin e zgjedhjes së presidentit. Kurti kishte deklaruar se LDK-ja ka dorëzuar një dokument me 15 nënshkrime të deputetëve të saj, i cili, sipas tij, nuk specifikon qartë për çfarë kandidature bëhet fjalë. Haziri tha se nënshkrimet janë dhënë për çështjen e presidentit, ndërsa çështja e kandidatit duhet të diskutohet brenda strukturave të LDK-së.

“Nënshkrimet a janë për Osmanin apo dikë tjetër, ne përmes kryetarit Abdixhiku e kemi bërë të qartë se edhe Osmani mund të jetë kandidate, por kandidati në emër të LDK-së duhet të diskutohet brenda LDK-së”, u shpreh Haziri. Ai shtoi se LDK-ja ka qenë konstruktive gjatë gjithë proce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *