Kurti e shfrytëzon Kuvendin për të bërë fushatë, sulmon opozitën: Janë në rënie të lirë Lajme Gazeta Express 28/04/2026 23:57 Kryeministri Albin Kurti e ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit të Kosovës për të bërë fushatë, duke e sulmuar opozitën. Në seancën për presidentin, Kurti tha se “opozita është në rënie të lirë”. “Kosova mund të ketë presidente të re, por për të pasur presidente të re duhet të ketë opozitë të re.
Opozita është e vjetër, kjo opozitë mundet me sjellë ndonjë fytyrë të re por zanatin e karakterin e ka të vjetër. Prandaj janë edhe në rënie të lirë”, tha Kurti në Kuvend. “Janë duke rënë vazhdimisht, sa më shumë që bëhen zgjedhje aq më poshtë po shkojnë dhe asnjë mësim nuk po e nxjerrin..”, tha ai.
Topics: #kurti #kuvendin #sulmon