Tahiri: Sonte shpëtoi demokracia në Kosovë Lajme Gazeta Express 29/04/2026 0:48 Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar kryeministrin për “keqpërdorim të foltores” dhe fajësim të opozitës pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, duke e cilësuar situatën si të krijuar nga vetë ai, raporton Ekonomia Online. Ai tha se seanca e fundit ishte vazhdim i një krize politike që, sipas tij, po i mban qytetarët në pasiguri. “Ashtu siç e patë, sonte përfundoi edhe episodi i fundit i një filmi triller, i një kohe e cila me të vërtetë secilin qytetar të Kosovës është duke e mbajtur në ethe.
Sonte, edhe në episodin e fundit, pra dhe në seancën e fundit, Kryeministri i Kosovës e përdori, respektivisht e keqpërdori foltoren duke e goditur skajshmërisht opozitën, duke u mundu me hud