Kurti shfaqet te zyrat e Presidencës me Feride Rushitin – flasin para mediave Lajme Gazeta Express 29/04/2026 0:32 E propozuara e VV-së për presidente, Feride Rushiti dhe kryeministri Kurti, janë shfaqur në një konferencë për media nga Presidenca, pas shpërndarjes së Kuvendit. Por ajo që u vu re ishte se dyshja u paraqit nga Presidenca. “Ambienti pse u zgjedhë na ka zgjedhë Arlindi, unë këtu vij prej shoqërisë civile”, tha Rushiti kur u pyet se përse u paraqitën nga presidenca.
Ajo u pyet mbi mundësitë e “kalkulimeve” të emrit të saj kur u propozua si presidente, në këtë përgjigje Rushiti tha: “Asnjë moment se kam ndjerë që jam pjesë e kalkulimeve….E kam pa që janë konsumu të gjitha mundësitë…Jam ulë e kam pa vetën që mund të jem person unifikues”, tha Rushiti. Topics: #kurti #feride #nga