Mbi 122 mijë euro para të gatshme janë konfiskuar në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, pasi autoritetet zbuluan një rast të tentimit për mosdeklarim të mjeteve monetare gjatë hyrjes në Kosovë. Sipas Doganës së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 prill 2026 rreth orës 09:15, kur një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga një shtetas i Rumanisë dhe me katër udhëtarë, është ndalur për kontroll në kufi. “Gjatë pyetjes standarde doganore lidhur me posedimin e mjeteve monetare mbi pragun e lejuar ligjor prej 10,000 euro për person, pala është deklaruar se nuk posedon mjete për deklarim”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Megjithatë, pas përzgjedhjes për kontroll fillestar, zyrtarët kanë gjetur një shumë të konsiderueshme parash të fshehura. “Pas përzgjedhjes për kontroll fillestar nga zyrtarët dogano