E selektuan për kontroll, Dogana i gjen produkte dentare të padeklaruara dhe pa licencë për import

Dogana e Kosovës e ka bërë të ditur se në Aeroportin e Prishtinës, një udhëtar i selektuar për kontroll pas kalimit në kanalin e gjelbër iu nënshtrua verifikimit të detajuar nga zyrtarët doganorë të aeroportit në bashkëpunim me Njësinë Antikontrabandë. Gjatë kontrollit të valixhes u gjetën produkte dentare të pa deklaruara dhe pa licencë për import. “Sipas Kodit Doganor Nr.

08/L‑247, importi i mallrave pa dokumentacionin dhe licencimin e nevojshëm përbën kundërvajtje dhe mund të pasohet me masa administrative, përfshirë konfiskimin e mallrave dhe gjoba, si dhe procedura të mëtejshme ligjore sipas përcaktimeve në fuqi”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/ Kosovë Lajme Topics: #dhe #kontroll #dogana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *