Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm pas raportimeve se SHBA-të po përgatiten për një bllokadë të “zgjeruar” të Iranit. Nafta bruto Brent u rrit në rreth 115 dollarë për fuçi të mërkurën, pasi u mbyll në pak mbi 110 dollarë të martën në mbrëmje. Çmimi kishte rënë pak në 114.37 dollarë pak para mesditës sipas orës BST, transmeton Telegrafi.
Kjo vjen pas raportimeve nga Wall Street Journal se presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka udhëzuar ndihmësit të përgatiten për të zgjatur bllokadën e vazhdueshme të porteve të Iranit, në një përpjekje për të shtrënguar ekonominë e vendit. Irani ka thënë se do të vazhdojë të ndërpresë trafikun që udhëton nëpër Ngushticën e Hormuzit, në përgjigje të bllokadës së SHBA-së. Pasojat e luftës në Iran do të ‘jehojnë për vite me radhë’, thotë udhëheqë