Presidenca publikon agjendën e Haxhiut për të enjten, në orën 15:00 i takon partitë për datën e zgjedhjeve Ballina Gazeta Express 29/04/2026 17:27 Zyra për Media e Presidencës ka publikuar agjendën e u.d të presidentes, Albulena Haxhiu, për të enjten. Në orën 15:00 siç thuhet në komunikatë. Haxhiu do t’i takojë partitë politike për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve.
“Në orën 15:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu pret në takim konsultativ partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftim. Sot Haxhiu është takuar me kreun e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, me të cilin ka diskutuar për të njëjtën temë.
Radoniqi ka thënë se KQZ preferon datën më të largët të mund