Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua me kryetarin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin të cilët biseduan për marrëdhëniet në mes dy vendeve. Siç njoftojnë nga shtypi i Kuvendit, Gashi shprehu kënaqësi të veçantë që po dëshmojmë vizitën e parë të tillë nga kryetari i vendit me të cilin kemi bashkëpunim të nivelit të lartë, duke theksuar se Zvicra është shembull dhe model për zhvillimin e demokracisë. “Gashi shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Zvicra në procesin e integrimit evropian, si dhe për zbatimin e Projektit “Programi i Mbështetjes së Parlamentit”, i cili kontribuon në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes së qytetarëve.
Kryetari i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, e theksoi punën e Kuvendit të Republikës së M