SHBA-të kanë “hyrë në një fazë të re” të luftës që synon “të na bëjë të shembemi nga brenda”, thotë kryetari i parlamentit iranian. Sipas televizionit shtetëror të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili është shfaqur si figurë kryesore që nga fillimi i konfliktit, thotë se bllokada amerikane ka për qëllim të mbjellë “presion ekonomik dhe përçarje të brendshme”. Ai thotë se Donald Trump “e ndan vendin në dy grupe: të vijës së ashpër dhe të moderuar dhe më pas menjëherë flet për një bllokadë detare për ta detyruar Iranin të nënshtrohet përmes presionit ekonomik dhe mosmarrëveshjeve të brendshme”.
“Armiku ka hyrë në një fazë të re dhe dëshiron të aktivizojë presionin ekonomik dhe përçarjen e brendshme përmes bllokadës detare dhe reklamim