KQZ në pritje të datës së zgjedhjeve, Elezi: Organizimi do të bëhet në afate të shkurtra

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit për caktimin zyrtar të datës së zgjedhjeve, ka bërë të ditur zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi. Në një deklarim në emisionin FIVE, Elezi tha se organizimi i procesit zgjedhor do të realizohet brenda afateve të shkurtra kohore, duke theksuar se KQZ do të veprojë menjëherë pas vendimit për shpalljen e datës. Sipas tij, një nga hapat e parë do të jetë rishikimi dhe përshtatja e afateve të aktiviteteve zgjedhore, në varësi të kohës në dispozicion deri në ditën e votimit.

“Aktualisht jemi në pritje të vendimit për caktimin zyrtar të datës për mbajtjen e zgjedhjeve. Organizimi i tyre do të bëhet në afate të shkurtra kohore dhe një nga vendimet e para që do të ndërmarrë KQZ, pasi të caktohet data, do të jetë ndryshimi i afateve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *