Shqipëria ka zhvilluar provën e parë për Eurovision 2026, ndërsa tashmë janë publikuar edhe fotografitë e para nga skena, të cilat kanë nxitur interes të madh te fansat. Faqja zyrtare e Eurovisionit, në përshkrimin e saj për performancën shqiptare, thekson se paraqitja ndërthuret me grafika alternative që shërbejnë si element rrëfimtar. Në sfond shfaqen pamje që lidhen me “nënat” dhe pritjen e tyre, si një lloj bisede simbolike ku u jepet siguri se “gjithçka do të shkojë mirë” dhe se “kështu janë gjërat tani”.
Po ashtu, është bërë e ditur se gjatë transmetimit të performancës së Alisit, përkthimi në anglisht i tekstit të këngës do të shfaqet me titra në ekran, një praktikë që ishte përdorur edhe më herët në Eurovision, si rasti i Italisë në Bazel 2025. Në pjesën tjetër të përshkrimit, Euro