Dy yjet e Real Madridit me përleshje brutale në stërvitjen e fundit

Tensionet te Real Madridi kanë arritur kulmin në fundin e sezonit, teksa atmosfera e rënduar në skuadër raportohet se u shndërrua në një incident të rëndë gjatë stërvitjes së sotme. Sipas asaj që shkruan Marca, Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni patën një përplasje të fortë pas një debati të nxehtë, që nxori në pah përçarje të thella brenda “Klubit Mbretëror”. Sherri nisi pas një faulli gjatë lojës në stërvitje dhe shumë shpejt situata doli jashtë kontrollit.

Dy mesfushorët u shtynë, u përballën ballë për ballë dhe debati u ashpërsua, ndërsa sipas raportimeve, përplasja nuk u qetësua në fushë, por vijoi edhe në dhomat e zhveshjes, duke lënë një klimë të pakëndshme në qendrën stërvitore në Valdebebas. Real Madridi po kalon një periudhë delikate, me pak shanse reale për të mbyllur sez

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *