‘’Proces politik”- reagime të ashpra pas shtyrjes së aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-në në Hagë Lajme Gazeta Express 07/05/2026 8:37 Afati për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është shtyrë deri më 20 korrik 2026, duke shtuar pasigurinë rreth një prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore që lidhen me luftën në Kosovë. Sipas konfirmimeve zyrtare nga gjykata, trupi gjykues ka vendosur të zgjasë afatin për shpalljen e vendimit edhe për 60 ditë shtesë, për shkak të kompleksitetit të lëndës, e cila përfshin mijëra faqe dokumente dhe qindra dëshmi. Zëdhënësja e kësaj gjykate ka sqaruar se data 20 korrik nuk është domosdoshmërisht dita kur do të shpallet aktgjykimi, por përfaqëson afatin maksimal brenda të cil
‘’Proces politik”- reagime të ashpra pas shtyrjes së aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-në në Hagë