Vuçiq rikthen sulmet ndaj aleancës Kosovë-Shqipëri-Kroaci: U formua me insistimin e Zagrebit

Vuçiq rikthen sulmet ndaj aleancës Kosovë-Shqipëri-Kroaci: U formua me insistimin e Zagrebit Lajme Gazeta Express 07/05/2026 8:34 Presidenti i Serbisë Aleksaandar Vuçiq sërish komentoi aleancën ushtarake Kosovë-Shqipëri- Kroaci. Por me këtë rast më shumë akuzoi Zagrebin zyrtar. Ai e bëri këtë në intervistë për tablodin “Informer” të Beogradit.

“Kurrë nuk do të marrim as përgjigje se përse e themeluan atë aleancë? Thuane pse e bëtë këtë? Nga qarqe informative kemi informacione se aleanca u formua me iniciativën e Zagrebit.

Ata kanë insistuar për këtë. Pse?! Pse ruajnë njerëzit, të cilët në Serbi kanë shkaktuar kaos dhe që ngarkohen edhe për shkak të terrorizmit?”, tha Vuçiq.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia marsin e vitit të kaluar nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim në fushën e sigurisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *