Helmohen nga ushqimi rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë, disa prej tyre përfundojnë në spital Lajme Gazeta Express 07/05/2026 8:28 Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucionit. Mësohet se menjëherë pasi kanë ngrënë drekën, studentët janë ndjerë keq, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur komplikacione shëndetësore dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Dyshohet se shkak i helmimit është ushqimi i konsumuar gjatë vaktit të drekës.
Akademia e Sigurisë e siguron shërbimin ushqimor përmes një kompanie private kateringu, e cila ofron tre vaktet ditore për studentët. Ndërkohë, institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Topics: #ushqimi #rreth #disa