Volz nga Departamenti amerikan i Energjisë: Sistemi energjetik në Kosovë ka nevojë urgjente për modernizim Lajme Gazeta Express 07/05/2026 10:39 I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Energjisë për integrimin energjetik, Joshua Volz, thotë se Uashingtoni po e rrit angazhimin e tij në Ballkanin Perëndimor për të forcuar sigurinë energjetike të aleatëve dhe për të ulur varësinë e tyre nga furnizimet ruse. Ai tha se po përpiqen që me energjinë dhe burimet energjetike të SHBA’së t’i mbështesin partnerët dhe aleatët në mbarë botën, duke u dhënë atyre “mundësi më të mira dhe qasje më të madhe në diversifikimin energjetik dhe sigurinë energjetike”. Disa nisma të fundit – të mbështetura nga SHBA-ja në fushën e energjisë – janë shpallur ose diskutuar me Shqipërinë, Kroacinë, Bosnje dhe He
Volz nga Departamenti amerikan i Energjisë: Sistemi energjetik në Kosovë ka nevojë urgjente për modernizim