Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Speciale për shtyrjen e shpalljes së vendimit edhe për dy muaj për ish-krerët e UÇK-së, duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka qasje në zhvillimet që ndodhin në këtë gjykatë. “Sa i përket vendimit të Gjykatës Speciale që të shtyhet për dy muaj, nëse s’gaboj, vendimi i tyre, ne e morëm vesh njësoj sikurse të gjithë ju, për shkak se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka qasje në dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Gjykatën Speciale”, deklaroi Kurti. Ai kritikoi mungesën e transparencës së kësaj gjykate ndaj Kosovës.
“Gjykata Speciale nuk karakterizohet nga transparenca për vendin tonë e në shërbim të të cilit thuhet se është”, u shpreh ai. Kurti theksoi se Kosova nuk ka nevojë për Gjykata Speciale, po