Sot në mediat turke u raportua se është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe kompanisë turke SYS për furnizim me pajisje për 100 mjete të blinduara. Kryetari i SYS, Zafer Aral, në një deklaratë për agjencinë Anadoly gjatë panairit që është organizuar në fushën e mbrojtjes në Stamboll kishte deklaruar se Marrëveshja ka të bëjë me armatosjen e automjeteve të blinduara. E lidhur me këtë, Telegrafi i ka shkruar Ministrisë së Mbrojtjes.
Zëdhënësja Liridona Gashi ka bërë të ditur se gjatë panairit SAHA Expo 2026, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci ka vizituar disa prej kompanive për të parë nga afër pajisjet dhe sistemet e armatimit të teknologjisë së fundit që këto kompani ofrojnë, në mesin e tyre ka qenë dhe kompania SYS, por theksoi se nuk ka pasur marrëve