Kosova në pritje të kandidaturës për BE, Kurti: Do të mësojmë nga Shqipëria dhe Mali i Zi, janë para nesh Lajme Gazeta Express 07/05/2026 16:17 Qe nga viti 2022 kur Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Europian, dosja e saj s’ka lëvizur aspak. Derisa vendit do t’i duhet të presë që BE të merret me këtë aplikimin, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmendi “hapa konkretë” që po ndërmerr Kosova dhe tha se do të marrë mësim nga dy shtetet fqinje që ecën përpara në rrugët e tyre integruese. “Ndërkohë, derisa presim vendimin e Bashkimit Europian, ne po ndërmarrim hapa konkretë për të siguruar që nga ana jonë të mos humbet kohë.
Ne do të punojmë ngushtë me Shqipërinë dhe Malin e Zi për të mësuar nga përvoja e tyre, pasi ato janë përpara nesh në këtë proces”. Së pari, do të fillojmë përg