Selin Bollati publikon momente me të atin Yjet Gazeta Express 08/05/2026 20:04 Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati ka zgjedhur të marrë një pauzë të shkurtër nga angazhimet në Tiranë, duke udhëtuar jashtë vendit. Në këtë udhëtim, fituesja e reality show-t është shoqëruar nga babai i saj, Toni Bollati, i cili gjatë qëndrimit të saj në format nuk ishte i pranishëm fizikisht në studio. Mungesa e tij gjatë spektaklit kishte ngritur pikëpyetje te publiku, ndërsa në rrjet qarkulluan aludime të ndryshme, sidomos pas paraqitjes së tij në natën finale përmes një hologrami.
Së fundmi, Selin ka ndarë në Instagram disa momente nga udhëtimi me të atin, duke publikuar imazhe krah tij. Në një prej fotove, Toni shihet duke ecur në një rrugicë me kalldrëm në një