Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka komentuar kërcënimin për eliminim fizik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të publikuar nga organizata terroriste serbe “Brigada e Veriut”. Ibishi, në “FIVE” në Dukagjin, deklaroi se çdo kërcënim duhet trajtuar me seriozitet, sidomos kur vjen nga një organizatë e shpallur terroriste. Sipas Ibishit, situata aktuale e sigurisë mbetet e ndjeshme, ndërsa kërcënime të tilla lidhen me ndikime të inteligjencës serbe dhe ruse.
“Çdo kërcënim është serioz, por realiteti është se “Brigada e Veriut” është e shpallur si organizata terroriste dhe adresimi i saj është çështje për organet e hetuesisë që të merren me to dhe tashmë është një fazë e brishtë e gjendjes së sigurisë dhe kërcënime të tilla shfaqen nga organizata të tilla që në prapavijë e