Barcelona ka përfituar nga rasti për të “thumbuar” rivalin e madh, Real Madridin, pas raportimeve sensacionale për një përplasje në stërvitje mes Aurelien Tchouamenit dhe Federico Valverdes. Historia e sherrit mes Tchouamenit dhe Valverdes ndezi rrjetet sociale të enjten, ndërsa Real Madridi u detyrua të publikojë një deklaratë ku konfirmoi incidentin dhe njoftoi se uruguaiani ishte dërguar në spital për trajtim pas një dëmtimi në kokë. Valverde publikoi edhe një deklaratë të tijën ku kërkoi falje për përplasjen, por mohoi se kishte pasur grushte.
Ai këmbënguli se kishte pësuar vetëm një “prerje të vogël” pasi e kishte goditur kokën në një tavolinë. Madridi hapi procedura të brendshme disiplinore ndaj të dy lojtarëve dhe i gjobiti secilin me nga 500 mijë euro (588,500 dollarë). Sipas rapor