9 Maji, Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si ‘anëtarë të ardhshëm të BE’së’: Po bëhet shumë punë që kjo të ndodhë Lajme Gazeta Express 09/05/2026 9:27 Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një video për Ditën e Europës, duke iu drejtuar si “anëtarë të ardhshëm të BE’së”. Costa në këtë video kujtoi se anëtarët që themeluan Bashkimin Europian i tejkaluan ndarjet dhe zgjodhën të bashkëpunojnë. “Të dashur qytetarë të Kosovës, po ju drejtohem sot si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian.
Në Ditën e Europës, ne festojmë projektin tonë të përbashkët europian, kur anëtarët tanë themelues zgjodhën unitetin mbi ndarjen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin. Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme paqeje, lirie dhe prosperiteti mbi hirin e Luft