Sipas raportimeve, ish-trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, është shfaqur si “favoriti i qartë” për të qenë trajneri i ardhshëm i Chelseat. Chelsea është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të ish-shefit të pankinës, Liam Rosenior, muajin e kaluar. Pozita e Roseniorit u bë shpejt e paqëndrueshme pas një sezoni të turpshëm për “Blutë”, të cilët po duken gjithnjë e më të rrezikuar që këtë edicion ta mbyllin në gjysmën e poshtme të tabelës së Premier League.
Fillimisht, raportimet sugjeronin se trajneri aktual i Bournemouthit, Andoni Iraola, i cili në verë pritet të mbetet lojtar i lire, ishte objektivi kryesor i Chelseat, por tani duket se londinezët e kanë kthyer vëmendjen te Alonso. Kjo sipas mediumit Fichajes , ku faqja spanjolle pretendon se Alonso është “favoriti i qartë” i C