Fermin Lopez ka përmbyllur një nga ngjitjet më të jashtëzakonshme në futbollin modern, pasi vlera e tij në treg ka shpërthyer nga vetëm 300 mijë euro në vitin 2023 në plot 100 milionë euro. Shpërthimi i mesfushorit nisi gjatë turneut parasezonal të Barcelonës në Shtetet e Bashkuara, kur Pedri e veçoi atë si lojtarin që e kishte impresionuar më shumë në stërvitje. Pas një huazimi modest te Linares, Fermin ishte pranë largimit nga Barcelona, por gjithçka ndryshoi kur Xavi Hernandez i hapi derën e ekipit të parë me një mundësi të papritur – të cilën 22-vjeçari e shfrytëzoi menjëherë.
Ai tërhoqi vëmendje të madhe kur shënoi në një Clasico parasezonale ndaj Real Madridit dhe, prej asaj kohe, karriera e tij mori vetëm përpjetë. Që atëherë, Fermín ka fituar një listë mbresëlënëse trofesh dhe titu