Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka deklaruar se sektori i qumështit në Kosovë po përballet me presione të jashtme dhe me zhvillime shqetësuese në tregun e produkteve të qumështit. Në një konferencë për media, Muja tha se institucionet kanë identifikuar tendenca për zëvendësimin e yndyrave shtazore me yndyra bimore dhe përdorimin e qumështit pluhur në prodhim. “Sektori i qumështit është duke u përballur me presione të jashtme.
Zakonisht tendenca është për ta ndryshuar përbërjen yndyrore, yndyrat shtazore me yndyrat bimore. Ajo çfarë më herët është nxjerrë nga qumështi për të prodhuar yndyrë shtazore, ka një tendencë që ajo të zëvendësohet me yndyrë bimore, me vaj palme edhe me qumësht pluhur”, deklaroi Muja. Sipas tij, ajo që më parë nxirrej nga