Blake Lively në Met Gala pas marrëveshjes me Justin Baldoni, avokati thotë se aktorja po “ecën përpara” pas dramës ligjore

Avokati i Blake Lively ka deklaruar se paraqitja e saj në Met Gala tregon se aktorja po ecën përpara pas përfshirjes në një betejë ligjore me Justin Baldoni. Sipas saj, dalja publike në tapetin e kuq ishte një mënyrë për të treguar forcë dhe për të mos u tërhequr, pas një periudhe të vështirë personale dhe profesionale, shkruan DailyMail. Pak para Met Gala, u raportua se të dy palët kanë arritur një marrëveshje ligjore për të mbyllur çështjen para gjyqit, pa një pagesë për Lively, por me diskutime për shpenzimet ligjore.

Avokati i saj theksoi se aktorja tani është e fokusuar të vazhdojë jetën dhe të ecë përpara, ndërsa të dyja palët kanë deklaruar se duan të mbyllin kapitullin dhe të vazhdojnë përpara. /Telegrafi/ Yjet Magazina Topics: #pas #lively #met

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *