Gol, pikë jetike për Mallorcën dhe ‘Lojtar i ndeshjes’ – Vedat Muriqi hero i ishullorëve

Vedat Muriqi vazhdon të jetë hero i skuadrës së tij Mallorca në luftën për mbijetesë që kjo skuadër po e bën. Sulmuesi kosovar e ka shpëtuar nga humbja skuadrën e tij në sfidën ndaj Villarrealit që përfundoi baras 1-1. Muriqi shënoi golin e barazimit në fund të pjesës së parë, derisa ishte më i miri në fushë.

Ai u zgjodh Lojtar i Ndeshjes nga La Liga në fundin e saj. Ndërkohë nga SofaScore, sulmuesi prizrenas mori notë 8,2 pas një ndeshje përfekte që ka bërë. Me këtë pikë të fituar, Mallorca zë vendin e 15-të në La Liga, derisa për Muriqin ishte goli i 22-të këtë edicion.

/Telegrafi/ La Liga Futboll Ndërkombëtare Sport Topics: #muriqi #nga #lojtar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *