Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij në tubimin e bashkimit me kandidaten e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, shpalli nisjen e një etape të re politike që, sipas tij, synon bashkimin dhe forcimin e vendit. Abdixhiku tha se LDK-ja po hyn në një fazë të re me më shumë unitet dhe vendosmëri. “ Po vijmë këtë herë më shumë, këtë herë më të fortë, këtë herë më të bashkuar, këtë herë më të përkushtuar, këtë herë zemrën plot, mendjen e fortë, vullnetin edhe më të gurtë, këtë herë po vijmë si një, kjo është LDK-ja jonë.Dhe në këtë atmosferë të flaktë e shkëlqyeshme që paskeni bërë sonte, qëndroj para jush jo vetëm si kryetar i formacionit vetëm pavarësisht demokratik në vend, jo vetëm si kandidat i sapo nominuar
Abdixhiku: Kur e do më shumë Republikën se gjithçka tjetër, gjen mënyrën të bashkohesh