Ato u rritën duke besuar se kishin të njëjtin baba, derisa një test ADN-je zbuloi një fenomen tepër të rrallë biologjik dhe ua ndryshoi përgjithmonë historinë familjare Michelle dhe Lavinia Osbourne lindën me vetëm disa minuta dallim, por shumë vite më vonë zbuluan se historia e tyre familjare ishte shumë më e pazakontë sesa kishin menduar: ato kanë baballarë biologjikë të ndryshëm. Dy motrat, të lindura në vitin 1976 në Britaninë e Madhe, u rritën duke besuar se babai i tyre ishte një burrë me emrin James. Ai nuk kishte qenë pjesë e jetës së tyre, por për shumë kohë ato nuk kishin arsye të dyshonin se e vërteta ishte ndryshe.
Michelle dhe Lavinia kishin kaluar një fëmijëri të vështirë. Nëna e tyre ishte bërë nënë në moshën 19-vjeçare dhe, për shkak të rrethanave të rënda familjare, vajzat