Melania Trump tërhoqi vëmendjen dhe shkaktoi reagime të shumta gjatë një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë, të organizuar me rastin e Ditës së Nënës dhe të dedikuar nënave dhe familjeve të ushtarëve amerikanë. Ajo mbajti një fjalim për të pranishmit, ku foli për rolin e bashkëshortit të saj, Donald Trump, si udhëheqës. Gjatë deklaratës, Melania u përpoq ta portretizonte Trumpin jo vetëm si figurë të fortë politike, por edhe si njeri me ndjeshmëri.
Foto: YouTube “Shumica e njohin bashkëshortin tim si një udhëheqës të fortë, por empatia e tij e tejkalon atë rol…”, tha ajo para të ftuarve. Mirëpo, sapo u dëgjua kjo fjali, publiku shpërtheu në të qeshura, ndërsa edhe vetë Trump reagoi me buzëqeshje dhe duke ngritur supet, sikur të pranonte me humor situatën. Edhe Melania, sipas raportimeve, e pat