Si po nxitet iniciativa pro-ruse e serbe për “çnjohjen” e Kosovës nga Mali i Zi

Kryetari i Partisë Demokratike Popullore (DNP), Millan Knezheviç , ka paralajmëruar sërish fillimin e një inciative për të “anuluar” njohjen e pavarësisë së Kosovës në Malin e Zi, duke nisur nga niveli lokal, për të kaluar pastaj edhe në nivelin qendror. Partia DNP është parti proserbe e proruse. Sipas kreut të DNP-së, i cili deri vonë ka qenë partner brenda koalicionit qeverisës në Mal të Zi, procesi do të nisë më 12 maj, kur Kuvendi Komunal i Zetës, e cila fitoi statusin e komunës në vitin 2022, pritet të miratojë vendimin për “çnjohjen” e Kosovës.

Udhëheqja në Zetë ka tentuar disa herë të kalojë rezoluta dhe deklarata për “çnjohjen” e Kosovës, ndonëse pa fuqi juridike mbi politikën e jashtme zyrtare të Malit të Zi. Knezheviçi shprehu pritje që vendimin e Komunës së Zetës ta ndjekin edhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *