72-vjeçari shqiptar që nuk ndahet nga biçikleta prej më shumë se tre dekadash Lajme Gazeta Express 11/05/2026 7:56 Në Cërrik të Shqipërisë, 72-vjeçari Enver Mustafaj vijon të mbetet një figurë e veçantë për komunitetin lokal, duke riparuar biçikleta prej më shumë se 35 vitesh. Që në moshën 14-vjeçare i apasionuar pas mekanikës, ai thotë se puna me biçikletat është jeta e tij,. “Unë këtë punë e kam pasur shumë qejf.
Nuk e lë dot, edhe pse shpërblimi nuk është gjithmonë i mirë”, thotë ai për Euronews.al. Ai kujton me nostalgji modelet e vjetra të biçikletave dhe thotë se i mban mend të gjitha emrat e tyre. Edhe sot, në moshë të thyer, Enveri vazhdon të udhëtojë vetë me biçikletë në distanca të gjata, duke treguar se pasioni nuk njeh moshë.
Topics: #nuk #prej #shqiptar