Kjo javë pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me alternime mes periudhave me diell dhe vranësirave. Sipas parashikimeve meteorologjike, reshje shiu me intensitet të dobët deri mesatar do të ketë kryesisht të martën, të mërkurën dhe vende-vende të premten, ndërsa në disa zona nuk përjashtohen edhe shkarkime elektrike. Temperaturat do të pësojnë rënie graduale gjatë mesjavës, sidomos ato minimale, të cilat në disa zona mund të zbresin deri në 3°C.
Temperaturat maksimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°C. Në fillim të javës do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga jugperëndimi, ndërsa nga mesi i javës pritet ndryshim i drejtimit të erës nga verilindja dhe veriperëndimi. Kushtet agrometeorologjike në përgjithësi vlerësohen të favorshme për zhvillimin e kulturave b