Aktori amerikan, Nick Pasqual, është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje pas një sulmi brutal ndaj të dashurës së tij dy vjet më parë. Siç raportohet nga mediat e huaja, vendimi u dha të premten dhe aktori 36-vjeçar përballet me burgim të përjetshëm. Pasqual, përveç tentativës së vrasjes, u shpall fajtor edhe për vjedhje të shkallës së parë në prani të një personi tjetër si dhe për shkaktimin e lëndimeve ndaj partneres së tij.
Nick Pasqual Sipas gjyqit, Pasqual hyri me forcë në shtëpinë e ish-të dashurës së tij Allie Shehorn në maj 2024 dhe e goditi me thikë 20 herë gjatë një sulmi brutal, pas të cilit ai iku nga vendi i ngjarjes dhe u përpoq të shkonte në Meksikë. Në kohën e sulmit, kundër tij ishte lëshuar një urdhër ndalimi për shkak të një incidenti në janar të të njëjtit vit, i cil