Në Francë, 16 familje ngrenë padi kundër TikTok-ut nën dyshimet për “abuzim”

Gjashtëmbëdhjetë familje paraqitën një padi kolektive në Zyrën e prokurorit të Parisit kundër rrjetit social TikTok për dyshime “abuzimi me dobësinë”. Familjet, të përfaqësuara nga avokatja Laure Boutron-Marmion, akuzojnë platformën për shfrytëzimin e cenueshmërisë së të miturve, në disa raste duke kontribuar në vetëvrasje dhe çrregullime të rënda të shëndetit mendor. “Ne kemi një makinë të projektuar, të zhvilluar për të shfrytëzuar këtë cenueshmëri.

TikTok-u krijon burgje mendore për adoleshentët, burgje ankthi”, tha Boutron-Marmion për Fanceinfo. Ajo i krahasoi efektet e TikTok-ut me “krizën dixhitale”. Padia synon drejtuesit e TikTok-ut në Francë dhe ndërkombëtarisht duke argumentuar se platforma është plotësisht e vetëdijshme se si funksionon algoritmi i saj i rekoma

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *