Në seancën e së hënës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, dëshmitarja Helen Fraser foli për transkriptimin e audiove nga vizita e Kuçit në Qendrën e Paraburgimit, për të cilin tha se përdori Inteligjencën Artificiale. Pas deklarimit lidhur me disa aspekte të linguistikës, u diskutuan audiot e gjykimit konkret, lidhur me dy vizita që janë bërë në Qendrën e Paraburgimit, ku ekspertja Fraser tha se u fokusua në dy incizimet, raporton “Betimi për Drejtësi“. Lidhur me transkriptet, ajo tha se është shumë e rëndësishme të dimë procesin që është ndjekur.
Tha se është e vështirë ta shohin një transkriptë pas faktit. Gjuhën shqipe, Fraser tha se nuk e kupton dhe nuk ka