Një ndër librat më mbresëlënës nga studiues italianë që kam lexuar kohëve të fundit ka qenë ai i Giuliano da Empoli titulluar Inxhinierët e kaosit : Teoria dhe teknika e lëvizjes ndërkombëtare populiste . Në të ai shpjegon më së miri duke ilustruar me raste konkrete se politika moderne nuk fitohet më vetëm me ide, programe apo rezultate por me algoritëm, emocion, zemërim dhe kaos të menaxhuar. Sipas tij, lideri modern populist nuk ka nevojë të bindë shumicën.
Mjafton të mobilizojë një ushtri digjitale që dominon hapësirën publike, e deformon realitetin dhe krijon perceptimin se lideri është kurdoherë moralisht superior dhe gjithmonë “i vetmi kundër të gjithëve”. Në atë moment, perceptimi fillon të bëhet më i rëndësishëm se realiteti vetë. Da Empoli pikërisht paralajmëron se inxhinieria e k