MPB Maqedoni njofton se gjatë dy ditëve të fundit (09/10.05.2026), si rezultat i kontrolleve të rregullta në trafik të realizuara nga nëpunësit policorë të të gjithë sektorëve të punëve të brendshme në rrugët anembanë vendit, nga gjithsej 1433 urdhërpagesa të shqiptuara, 861 kundërvajtje kanë të bëjnë me drejtues automjetesh të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes. Janë privuar nga liria 21 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve pesë për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 11 për drejtim pa patentë shoferi dhe pesë për shkak të ndalimit të mëparshëm për drejtim të automjetit. Në të njëjtën periudhë janë sekuestruar shtatë automjete sipas nenit 300-b të Kodit Penal.
“Më tej, sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, gjatë