Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka shprehur ngushëllime për familjen Stojkaj pas ndarjes nga jeta të Rifat Stojkajt, duke e cilësuar atë si një humbje të madhe për sportin dhe komunitetin në Kosovë. Në telegramin e ngushëllimit, Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në emër të institucionit dhe komunitetit të futbollit në vend, ka shprehur dhimbjen për këtë humbje. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të më të dashurit tuaj, Rifat Stojkaj”, thuhet në mesazh.
Në njoftim theksohet edhe kontributi i të ndjerit në futboll, ku për disa vite ai ka shërbyer si kryetar i KF Deçani. “Me përkushtimin, energjinë dhe korrektësinë e tij, ai bëri që klubi të rikthehej në Ligën e Dytë dhe të ketë qëndrueshmëri organizative”, thuhet tutje. Gjithashtu, përme