Qytetarët e Prizrenit po vazhdojnë të përballen me reduktime të shpeshta dhe të zgjatura të ujit të pijshëm, si pasojë e mungesës së reshjeve atmosferike dhe rënies së nivelit të ujit në burime. Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se për shkak të kësaj situate është detyruar të aplikojë reduktime në disa zona të Prizrenit. Zëdhënësja e kompanisë, Nderona Kurtaj, ka bërë të ditur se furnizimi aktual me ujë është nën nivelin e nevojshëm për përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve.
“Gjendja me furnizim është nën normën e nevojshme, çka na detyron të aplikojmë reduktime në disa zona të mbulueshmërisë sonë”, ka deklaruar Kurtaj për TV Prizrenin. Sipas saj, reduktimet nga ora 21:00 deri në orën 06:00 po aplikohen edhe në rrugën “Reshat Karjagdiu”, e cil