Banorët e fshatrave të Rugovës kanë mbetur prej vitesh pa një zgjidhje për ndërtimin me leje, ka thënë ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi. Në “Përballje Podcast” në Telegrafi, ajo tha se, ndërsa disa kanë arritur të ndërtojnë hotele, të tjerë nuk kanë mundur të ndërtojnë as shtëpi për familjet e tyre. E pyetur për kërkesat e banorëve të Rugovës dhe për planet e Ministrisë për parqet kombëtare, Pacolli-Dalipi tha se planet hapësinore për zonën kishin përfunduar në vitin 2013.
View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi) Sipas saj, prej atëherë nuk janë hartuar plane zhvillimore që do të mundësonin dhënien e lejeve të ndërtimit. “Kush ka qenë i fortë, ka ndërtu edhe hotele andej, kush s’ka qenë i fortë, s’ka arritë me ndërtu as s